19 vjeçarja e frikësuar dënoncon ish-të dashurin që e kërcënonte

0
143

Janë jo të pakta rastet kur meshkujt nuk i pranojnë ndarjet e më të rralla anasjelltas. I tillë ishte rasti i Aldison Belulit dhe Ariela Murataj që u shndërrua në tragjedi. Por me sa duket frika nga një ndodhi e tillë, e ka shtyrë një 19-vjeçare të denoncojë ish-të dashurin që e përndiqte.

Vajza me iniciale G.S. ka deklaruar se prej kohësh dhe në mënyrë të vazhdueshme, ish-i dashuri K.T., bashkëmoshatar me të nuk e linte rehat, duke i shkuar nga pas në çdo vend. Kjo situatë sipas saj vazhdonte që prej ndarjes muaj më parë.

Ndaj ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, që pas denoncimit të vajzës, i ka vënë prangat 19-vjeçarit nga Tirana. Sipas policisë, i riu në mënyrë të vazhdueshme, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj ish të dashurës G.S vjeç 19, banuese në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here