Fshehu dënimin nga gjykata, Altin Hazizaj: Akuza të padrejta, të aplifikuar nga partitë politike

0
161

Një raport i Njësisë së Dekriminalizmit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili mban firmën e Rovena Gashit (ish-titullare e kësaj drejtorie), theksonte se kandidati i Shoqërisë Civile për KLGJ, Altin Hazizaj preket nga ligji i dekriminalizimit, për shkak se ka fshehur një dënim të formës së prerë nga gjykata.

Këtë të mërkurë, Hazizaj i është drejtuar përmes një shkrese Kuvendit, ku thekson se akuzat e Prokurorisë janë të padrejta dhe në funksion të përdorimit politik nga partitë.

Ai sqaron se është ndaluar nga policia gjatë punës së tij si gazetar dhe më pas është lënë i lirë nga gjykata. PD denoncoi një ditë më parë se ndaj Hazizajt ka dy vendime gjyqësore nga gjykata të cilat ai nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe për rrjedhojë preket nga ligji i dekriminalizimit.

Reagimi i Hazizajt

Për të gjithë miqtë, shokët, koleget dhe miqte e mire gazetare, qe kane raportuar gjithe keto dite me seriozitet dhe profesionalizem ne lidhje me kandidimin tim per ne KLGJ.

Sot ne mengjes, kam dorezuar dhe protokolluar prane Kuvendit te Shqiperise, letren dhe kerkesen time, ne lidhje me akuzen e padrejte dhe teper te gabuar te bere nga Prokuroria e Pergjithshme, qe me pas eshte aplifikuar për qëllimet e tyre nga disa parti politike dhe politikane, qe une kam genjyer ne Formularin e vetedeklarimit.

Kam renditur në këtë letër, që po e ndaj sot publikisht, të gjitha faktet dhe rrethanat e 22 viteve më parë, në mënyrë që kurdo emri im të përmendet nesër gjatë punimeve të Kuvendit dhe votimit që do të bëhet për këtë qëllim, të shihni qartë se cilët janë ata që do të gënjejnë në sytë tanë, në sytë e njerezve te thjeshte, ne syte e profesionisteve te vertete, mbi jeten dhe kontributin qe ne te gjithe japim per shoqerine dhe vendin tone, Shqiperine.

Jane ata qe e kane shpene sistemin e drejtesise buze gremines dhe qe neser do te therrasin e ulerasin po ne emer te drejtesise! LUFTA PER DREJTESI VAZHDON!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here