Kryemadhi: Rama të heqë dorë nga plehrat!

0
126

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, apeloi qeverinë Rama të heqë dorë nga impiantet e plehrave.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi u ndal te protesta e banorëve në Verri, që kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit, pranë banesave të tyre.

“Sot janë dhunuar disa njerëz në Vërri se kanë mbrojtur tokat e tyre. Kjo ka ndodhur se një kompani ka fituar një tenderë korruptiv, për të djegur plehrat. Beteja në Vërri nuk është beteja e banorëve, por edhe gjithë të qytetarëve. I bëj thirrje çdo militanti të LSI, që të shkoj atje në ndihme të tyre. I bëj thirrje të gjitha mediave që të pasqyrojnë këtë dhunë të rëndë në veri. I bëj kompanisë që të heqë dorë se do të jetë shumë vonë. I bëj thirrje Edi Ramës që të heqë dorë nga plehrat se do të përfundoj vetë në kazanin e plehrave. I kërkoj Edi Ramës që të mbaj premtimin, për mos ndërtimin e këtij inceneratori. I bëj thirrje dhe krye bashkiakut i cili me dhunë po merr firmat e kryepleqëve, Mund të fitosh katër firma po nuk do ndalësh dot revoltën e qytetarëve. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestë e 27 janarit, për të ndaluar këtë akt të qeverisë”, tha kryetarja e LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here