Biberaj: Jam për bashkim opozitar, ta nisim që nga 11 Dhjetori. Rama, rreziku më i madh që i kanoset vendit

0
74

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj është shprehur se opozita duhet të bashkohet fuqishëm, për të përmbysur situatën në të cilën ndodhemi.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se edhe në Luftën e Dytë u bashkuan ato që kishin kundërshti ideologjike në ekstrem, për të iu kundërvënë Adolf Hitlerit, i cili po rrezikonte  qytetërimin Europian

Aleksandër Biberaj: Jam për një bashkim opozitar të fuqishëm i cili fillon nga  Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit. Unë kam bindjen time,ne kemi nevojë për çdo votë. Në opozitë nuk ke luksin të largosh asnjë person. Ne kemi nevojë për LSI, për të djathtën dhe për të majtën. Duhet të një koalicion i madh për të përmbysur këtë situatë. Rotacioni nuk realizohet me votë të lirë dhe të ndershme sepse nuk lejon Edi Rama dhe qeverisja  tij. Ne kemi një përgjegjësi për t’u bashkuar. Në luftën e dytë botërore, u bashkuan dhe ato që kishin kundërshti ideologjike në ekstrem, kundra Hitlerit që po rrezikonte qytetërimin Europian dhe mbarë botëror në diktaturën e tij të tmerrshme. U bashkua Winston Churchill, Rusvelti dhe Stalini.

Ai shton se duhet të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të hiqet dorë nga protagonzimi i panevojshëm dhe i tepruar.

Aleksandër Biberaj: Ne duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, të lëmë hatërmbetjet, të heqim dorë nga protagonizmi i panevojshëm dhe i tepruar. Në momentin që fitojmë ka vend për gjithë dhe fitorja në radhë të parë është e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kemi luksin që të durojmë një qeverisje të tillë, të kriminuar  dhe të papërgjegjshme.

Biberaj thekson se Rama është rreziku me i madh që i kanoset vendit tonë, ndërsa shton se ky njeri duhet ndaluar me çdo kusht.

Aleksandër Biberaj: Është një korrupsion që s’ka qenë asnjëherë në këto përpamsa në Shqipëri. Nuk ka llogaridhënie, nuk ke asnjë lloj kontrolli. Rama është njeriu më i fuqishëm që ka pasur Shqipëria që nga 1912 dhe këtë e them me bindje të plotë. Ka pushtet edhe më shumë se Enver HoxhaKy njeri duhet ndaluar në çdo çmim me çdo mjet, përpara se të jetë tepër vonë për kombin tonë. Edi Rama është rreziku më i madh që i kanoset popullit tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here