Berisha: Rama flet vetëm për kanabisin, sepse Soros është promotor i ndalimit të luftës ndaj drogës. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar

0
112

 

 

A e keni dëgjuar Ramën? Më shumë se për çdo kulturë bujqësore, ai flet për kanabisin. Nuk flet për vreshta, mollë, fiq, apo ullinj, por kanabis. Promotor kryesor i ndalimit të luftës kundër drogës në botë, është George Soros. Ndërmerr nisma me presidentët e narko-shteteve të Amerikës latine, për të ndaluar luftën ndaj drogës. Këtu ai ka Edi Ramën.

Berisha: Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar

 

Do ta mbyll me pyetjen që shtrova në fillim: Pse ky shpopullim. Në veten time unë kam vetëm një përgjigje: dhunimi i votës. Vrasës kryesor i shpresës është dhunimi i votës. Nga viti 2007 në vitin 2014, popullata u rrit në Shqipëri, nga viti në vit. Edhe kjo është statistikë e kësaj qeverie.

Nga viti 2014 deri më sot, 744 mijë qytetarë shqiptarë kanë ikur vetëm në hapësirën e BE-së. Sepse s’ka votë. Është zhvlerësuar vota, s’ka shpresë. Për një njeri që është qenie politike. Shpresa e vetme për të ndryshuar gjërat në mënyrë paqësore është vota. Dhe ky ka demonstruar në mënyrë të hapur dhe krenarisht se ky nuk pyet për votën.

Ka shndërruar shtetin në një makineri lubi të shkatërrimit të votës. Krijoi shtetin elektoral. Krijoi sistemin e patronazhistëve dhe mburret me krenari. E mbaj mend këtë sistem, është sistemin terrorist. E merrnin tjetrin atje në pallat dhe tre muaj para zgjedhjeve i bënin proces. Ku ja bënin procesin. Në oborrin e pallatit, që ta dëgjonin të gjithë të tjerët.

Se ky Dhori, ishte një mekanik, nuk do të votojë, sepse do të na votojë kundër. Dhori u thoshte se nuk do të tregoj se si do të votoj, sepse ai kishte bërë burg. Halli ishte që të terrorizonin pallatin. Kjo ka shkatërruar votën. Në këtë kontekst, ky nuk pranon në asnjë mënyrë votën e lirë. Ky është një armik i egër i lirive tona. Ne duhet të përgatitemi ti japim përgjigjen në mënyrën më të merituar.

Intelektualët kanë një rol për të ndriçuar mendjet e të tjerëve. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar. A mund të zhvillohemi ne pa votë? Jo, nuk zhvillohemi dot pa votë. Historia e ka provuar. Ne nuk kishim votë dhe erdhëm në vitin 1990 në atë gjendje, dhe tani kemi humbu votën. Do ta rikthejmë votën, por me këtë nuk kemi votë.

Duhet ta rrëzojmë këtë, që të votojmë si qytetarë të lirë, dhe shqiptarët ti zgjedhin qeveritarët me vullnetin e tyre të lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here