‘Si Rama po bën propagandë me jetët e njerëzve’

0
139

Video e publikuar nga Kryeministri Edi Rama me mësuesen e sëmurë me tumor, e cila denoncoi mungesën e një medikamenti në spitalin Onkologjik ka sjellë reagime të forta. Pas deputetëve demokratë, ka reaguar edhe ai i LSI-së, Luan Rama, që përmes një postimi në rrjetet sociale e konsideron të shëmtuar videon e publikuar. Madje deputeti i LSI-së e cilëson si Pazar propogandë me jetën e qytetarëve atë që ka bërë Kryeministri

Reagimi i Luan Ramës

E shëmtuar: kryeministri – pazarpropagandë me jetën e qytetarëve!

Sot Edi Rama na uroi mirëmëngjesin e të shtunës me një shfaqje të shëmtuar, e denjë për pazarpropagandën e tij të neveritshme! Mësuesen nga Rrësheni, që me të drejtë denoncoi ditë më parë mungesën e ilaçeve në QSUT, ndër to edhe herceptina që përdoret për të sëmurët me kancer të gjirit, e mori për dore dhe e dërgoi vetë nën shoqërinë e kamerave tek reparti i onkologjisë, për të na treguar se ilaçi më në fund, pas 6 muajsh paska ardhur, dhe tani e sëmura mund ta marrë atë!

Morali i fabulës së pazarpropagandës së kryeministrit është i qartë: për t’u shëruar nga sëmundja, duhet t’i thuash kryeministrit; për të ardhur ilaçi, duhet t’i thuash kryeministrit; që ta marrësh ilaçin; duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta japin ilaçin në QSUT, duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta bëjnë ilaçin, duhet të shkosh me kryeministrin!

Sepse zoti është ai, shteti është ai, doktori është ai,jeta është ai, vdekja është ai! Dhe pastaj na flet për sistemin, për shëndetësinë falas!…

“… asht e neveritshme,

e keqe, e turpshme!…

balli që e ka,

syt që e shprehin,

buzët që më kot mundohen

ta mshehin!”

Kështu do të ulërinte Migjeni!

Por, shikoni më mirë videon në vijim, të cilën e kam marrë nga faqja e kryeministrit ne facebook, dhe përfundimin nxirreni vetë! Ndërsa, mijëra e mijëra të sëmurë që nuk mund ta takojnë dot kryeministrin për të shkuar me të në spital, le të kënaqen me talljen dhe pazarpropagandën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here