Pas humbjes turpëruese, Bashën e braktisin të vetët! Vetëm 20 deputetë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar

0
173

Lulzim Basha po braktiset nga deputetët.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD që po zhvillohet në këto momente, mëshet se të pranishëm janë vetëm 20 deputetë.

Pjesa tjetër kanë vendosur të mosmarrin pjesë, pas rezultatit shkatërrimtar të kandidatëve të Bashës në zgjedhjet e djeshme të pjesshme vendore.

Basha doli i treti në zgjedhje, por sot i habiti të gjithë me deklaratën se ai kurrë nuk kishte njohur disfatë.

Kjo deklaratë e Lulzim Bashës ka irrituar edhe me besnikët e tij, të cilët kanë filluar ta lëshojnë dhe shkëndijat e para janë dhënë tashmë.

Ferdinand Xhaferaj, Grida Duma dhe Ervin Salianji janë të parët, ndër mbështetësit e Lulzim Bashës, që tashmë kërkojnë largimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here