Shpërndarësi kapet në lokal me kokainë, prej tij e pëson dhe pronari

0
136

Një shpërndarës droge në Kurbin është kapur duke shitur kokainë në një loka. 25-vjeçarit A.Ll iu gjendën në xhep në momentin e arrestimit, 11 doza që do t’i shpërndante nëpër lokale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë thanë se informacioni u mor në rrugë operative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit A.Ll., për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Por, ndërsa policia ka arrestuar shpërndarësin, policia ka zbuluar se pronari i lokalit, K.L., 25 vjeç, mbante 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” jashtë ligjit. Atoi iu sekuestruan dhe K.L. u akuzua për “Organizim të llotarive të palejuara”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here