Luljeta Bozo: Votoni Ramën, ai ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve!

0
181

Deklaratat publike të Luljeta Bozos, sidomos tani që ka veshur petkun e “Rilindjes”, nuk po ‘godasin’ siç duhet… Për më shumë, janë kthyer në një bumerang – kujtojmë deklarata në kur inxhinierja glorifikoi kohën e komunizmit – që u shoqërua me kritika të shumta.

Gjatë një aktiviteti elektoral të Partisë Socialiste në kryeqytet këtë të Premte, ajo i thuri lavde punës së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera tha se PS, nën drejtimin e Ramës, ka bërë të mundur që të shtohet numri i lindjeve.

Në fakt, të dhënat e fundit të raportuara nga vetë INSTAT, kanë treguar një ulje të numrit të lindjeve dhe vetë popullsisë. Politikat e qeverisë për rritjen e nurit të lindjeve, si shumë nga nismat e tjera, kanë rezultuar të dështuara. Nga ato, mbahet mend vetëm zhurma që bënte kryeministri Edi Rama me batuta ku ‘inkurajonte’ qytetarët të bënin më shumë fëmijë, pasi do shpërbleheshim me 4 apo 8 mijë lekë (në rast se lindnin binjakë).

“Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë, por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS”, tha mes të tjerash Bozdo gjatë fjalës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here