Kosova kthen nxënësit në shkollë/ Hapen restorantet dhe qendrat tregtare…

0
109

Nga dita e hënë, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë do të kthehen në bankat e shkollës. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke shtuar se rikthimi do të bëhet në përputhje me rekomandimet për ruajtjen e distancës dhe higjienës.

Ndërkohë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se do të hapen edhe restorantet si dhe qendrat tregtare.

Por, sektori i hotelerisë dhe turizmit e konsideron të padrejtë vendimin për të mos lejuar ende zhvillimin e dasmave dhe kërkon nga qeveria që të lejojnë të paktën 200 persona në sallë.

Prej tre javësh tashmë, në Kosovë ka nisur vaksinimi i popullsisë me 24 mijë doza të siguruara nga kompania anglo-suedeze, Astrazeneca përmes programit COVAX.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here