Ja mënyrat që na shpëtojnë nga epidemia e gripit

0
275

Deri tani ishim mirë, por koha ka ftohur shumë dhe domosdo edhe gripi e viruse të tjera do të shfaqen. Një ngjarje të rëndë madje e dëgjuam pikërisht mëngjesin e sotëm, ku një vajzë e vogël 7-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e gripit. Për të parandaluar viruset e dimrit, Ministria e Shëndetësisë na jep disa këshilla. Që duken si qesharake, por në fakt janë të rëndësishme, për t’ju shmangur këtyre viruseve që përhapen në masë.

Ndiqni këshillat e mëposhtme të Ministrisë së Shëndetësisë:

Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera. Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton. Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.

Janë 7 gjeste parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

–Gjesti 1: Lani duart

–Gjesti 2: Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

–Gjesti 3: Pastroni hundën me një shami ose kartëpecetë njëpërdorimshme

–Gjesti 4: Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Kur jemi të sëmurë:

–Gjesti 5: Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme

–Gjesti 6: Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

–Gjesti 7: Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar

Këto 7 gjeste parandaluese krijojnë mburojën tonë të mbrojtjes kundër viruseve të dimrit.

Duhet të respektohen disa veprime plotësuese:

–Ruajtja e temperaturës së brendshme të banesës në 19 ° C, veçanërisht në dhomat e gjumit

–Ajrimi i banesës të paktën 10 minuta në ditë, dimër ose verë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here