Diva e muzikës botërore njihet për hitet e saj të shumta. Shakira numëron fansa të shumtë në mbarë botën, kjo e tregon dhe numri i ndjekësve në rrjetin social instagram. Por së fundmi këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka arritur shifra mbresëlënëse në YouTube, duke u bërë këngëtarja me më shumë shikime në platformën e shpërndarjes së videove për vitin 2017. 40-vjeçarja ka siguruara qindra miliona shikime, duke iu falënderuar hiteve latine, si “Perro Fiel” dhe “Me Enamore”.