Ylli i Realit i shqetësuar/ ‘Nuk e di çfarë po ndodh me ne’

0
165

Real Madridi pësoi humbje tronditëse në shtëpi nga Villarreali në kuadër të La Ligës të shtunën pasdite, por Nacho mendon se forma e dobët e skuadrës nuk është pasojë e mungesës së përkushtimit të tyre.

Edhe pse Real Madridi pati shumicën e rasteve për të shënuar, ishte “Nëndetësja e Verdhë” ajo që e shënoi golin e fitores.

“Patëm përkushtimin e duhur, luftuam mirë. Por nuk e di se çfarë po ndodh… ata na zënë në kundërsulm pas një korneri”, ka thënë Nacho pas ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi e Real Madridit në La Liga, pas asaj ndaj Barcelonës në El Clasico.

Tani, Barcelona ka 16 pikë më shumë se Reali në krye të La Ligës dhe mund ta rrisë në 19 pikë këtë epërsi nëse e fiton ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here