Shkodër, Policia po festonte 105 vjetorin e krijimit në momentin e shpërthimit

0
149

Shpërthimi me tritol që tronditi sot qytetin e Shkodrës, ku mbetën 8 persona të plagosur ka ndodhur në një moment, kur gjithë vëmendja e policisë ishte e fokusuar te aktiviteti në kuadër të 105 vjetorit të themelimit të policisë.

Në momentin kur fjalën e kishte kryepolici i Shkodrës Gjovalin Loka, në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Policia më pas zbardhi dinamikën e ngjarje në një ndërtesë dy kateshe në lagjen “Rus”.

Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet përreth ishin të shumta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here