Vrαu bashkëjetuesen në Greqi, çfarë postoi shqiptari në rrjetet sociale pas κrimit

0
112

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë. 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij. Xhelozia dhe përdorimi i kokainës bënë që Taja të vriste partneren e tij 19-vjeçare, po shqiptare, Kristjana Brakaj. Pas kryerjes së krimit të rëndë, autori shkoi dhe u dorëzua në polici. Aty ai rrëfeu krimin e rëndë që kishte kryer.

Mediat greke kanë zbardhur dhe postimin e fundit që ka bërë shqiptari në rrjetet sociale. Vetëm pak pasi ka vrarë të dashurën, ai ka publikuar një foto me një shprehje.

Dobësitë… A ke ndonjë? Po, kisha! Dashurova,”- thuhet në postim.

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë. Plumbat e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks. Ai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here