Një politikan nga Filipinet i quajtur Reynaldo Dagsa fotografoi vrasësin e tij pak minuta përpara se të vdiste nga të shtënat e një pistolete.
Historia e rrallë dhe dramatike ka ndodhur natën e Vitit të Ri në 1 janar të vitit 2011 – raporton DITA.
Dagsa, 35 vjeç kishte zbritur bashkë me familjen për një foto festive në rrugën poshtë banesës së tij në Manila.
Në momentin që po bënte fotografinë, një i ri del nga një makinë e parkuar dhe e qëllon disa herë me pistoletë.
Dagsa ndërron jetë në ambulancën që po e dërgonte në spital.
Vrasësi u zbulua pikërisht nga kjo foto.
Ai ishte një person i sapodalë nga burgu, për të cilin Dagsa kishte folur publikisht përpara dënimit.