Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shumti përdoren për eliminimin e dhimbjeve. Funksionimi i paracetamolit është për rregullimin e sinjaleve të dhimbjes, të cilat vijnë nga truri.
Konsumimi i më shumë paracetamolëve sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, ku posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.
Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit, dhe 1 deri në 2 kokrra, 3 deri në 4 herë në ditë, dhe nuk duhet ta kaloni dozën prej 8 kokrrash gjatë 24 orëve.
Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë. Paracetamolin nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun, si dhe keni kujdes të mos e kombinoni me ndonjë ilaç tjetër.