Janari pritet të jetë muaji që do të sjellë një furtunë në kupolën e Policisë së Shtetit. Burime për Gazetën Shqiptare thanë se brenda pak ditësh do të ketë një riorganizim të Policisë së Shtetit.
Pritet që të ketë lëvizje në radhët e drejtorëve të policisë në qarqe. Burimet thonë se gjatë janarit pritet që të shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Për pozicionin e drejtuesit të Policisë së Shtetit janë propozuar pranë ministrit Fatmir Xhafaj disa alternativa por më favorizues duket se është ai i një prej drejtorëve aktuale në qarqe.
Kjo do të jetë lëvizja e dytë e këtyre niveleve, pasi në prill të 2017 një numër i madh drejtuesish dhe shefa komisariatesh u ndryshuan në të gjithë vendin.
- /GSH.al/