Të shkarkuarit e Elbasanit, ja postet e reja në Polici

0
197

Mbylla e vitit që sapo lamë pas është shoqëruar me ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Raportohet se disa prej drejtuesve të policisë së Elbasanit që u shkarkuan nga detyra pas incidentin ku u përplas një makinë policie mbrëmjen e 18 shtator 2017, janë riemëruar në poste të reja.

Sipas “GSH.al“: Arben Dashi, i cili  ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë të Qarkut  të Elbasanit, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gjergji Oshafi i cili më herët u shkarkua nga posti i Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, është emëruar specialist në Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Tiranës.

Kryekomisar Zija Sulaj, është tranferuar shef komisariati në Dibër. Ky i fundit më herët ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Ndërsa Kryekomisar Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër. Edhe Muça më herët ka shërbyer në Elbasan si Shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Ndryshimet në polici raportohet se janë bërë në mbyllje të vitit të kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here