Zgjatja e Vetting-ut, analistët ironizojnë Bashën. Reagojnë Abilekaj, Bushati dhe Bejtja

0
144

Bashkimi i votave të deputetëve të grupit Basha me Edi Ramën për zgjatjen e afateve të Vetingut pa një analizë për këtë proces ka sjell reagime të shumta. Gazetarë të ndryshëm kanë ironizuar vendimin e Lulzim Bashën, duke sjell në vëmendje qëndrimet e ndryshme të tij. 

Ka shkaktuar reagime të shumta vendimi i Lulzim Bashës për të bashkuar votat me Edi Ramën për zgjatjen e mandateve të Vettingut.

Gazetarë dhe analist kanë vënë në dukje qëndrimet e Bashës, që deri para pak kohësh e cilësonte projekt mafioz e sot nxiton të bashkojë votat me Ramën për të shtyrë këtë proces.

Ja si e komenton analisti Andi Bejtja këtë qëndrim të Lulzim Bashës:

“Nuk i votoi ” pantallonat” e Vetingut me shperthimin se ishte perpjekje mafioze etj etj dhe tani shkon e voton zgjatjen dy pellembe te ketyre pantallonave, masat e te cilave i ka mare sipas boleve te veta ai tjetri, i ka qep me rrobaqepesit e vet….dhe cfare mer ne kembim reforme zgjedhore e territoriale e zgjdhore….ha ha ha…si me te thene do bejme deal qe do te lejme te shkosh ne banjo dhe te besh dhe dush…dhe ke ka garant?! Ata qe kishte 5 qershor qe firmosi te zeze mbi te bardhe dhe nuk e pyten me fare…o popull qe do votoni 6 Mars keni pergjgjegjesi te madhe, jemi ne duart tuaja…qe mos ti marin per budallenj gjithe shqiptaret”, shkruan Bejtja.

Ndërsa analisti Enton Abilekaj e ka ironizuar votën e Bashës si frikë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim:

“Shkon voton si legen ate qe i kerkon Edi Rama, ben edhe si trim. Çfare eshte ky? Do i japin 2 komisione, jo dy ndryshime, do i japim dy mundesi me pak fjale, qe te diskutoje me Damianin reformen territoriale dhe reformen zgjedhore. Po propozimet qe ka bere qe ne shtator? Ku humben? Po vettingu politik? Po shqyrtimi i punes se çdo anetari te KPK?
Ik voto ik se te bertet Yuri!”,
 thekson Abilekaj.

Për analistin Andi Bushati, kjo është një paturpësi e Bashës, i cili bëri ekzaktësisht atë çfarë i ka kërkuar Rama.

“Paturpësisht Basha e la çështjen në heshtje dhe errësirë deri natën e fundit, loboi në kulisa me diplomatët që të merrte disa deklarata mbështetjeje dhe në fund bëri fiks ashtu siç e kishte urdhëruar Rama që në tetor, shkoi të bashkonte votat me te pa hedhur vickla”, thotë Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here