VIDEO/ Kryemadhi: Abstenova për zgjatjen e vetingut, drejtësia nuk po funksionon

0
92

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se ka abstenuar sa i përket zgjatjeve të afateve të vettingut.

Ajo theksoi para gazetarëve se LSI ka propozuar zgjatjen e afateve që në vitin 2018, por asokohe nuk u mor parasysh. Kryemadhi tregoi, se deputeti i LSI, Agron Çela ka votuar pro zgjatjeve të afateve, ndërsa shtoi se ndihet skeptike se si opozita ndryshoi për 1 orë qëndrim sa i përket votimit.

‘Po bëj të qartë qëndrimin e LSI sa i përket vettingut, edhe pse në fjalën time në parlament e kisha të qartë. Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme, por që për hir të së vërtetës devijimi i saj duke krijuar problematika, ka lënë shumë për të dëshiruar. Dua t’ju ritheksoj se LSI ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve në të gjitha mbledhjet, ka bërë oponencën në procesin e analizimit të afateve. në janar shkurt të 2018 LSI ka paraqitur një paketë ndryshimesh kushtetutës ku një pjesë kryesore përbënte kjo që u votua në parlament. Lë për të dëshiruar që PD nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, përkundrazi e bojkotoi.

Dyshues në këtë proces ndryshimi nga për një orë nga kundra në pro, bën enigmatik. Duhet të shkëputemi nga shitja e votave për interesa personale. Nëse ka probleme me drejtësinë, prokurorin belg, me drejtësinë amerikane, anti-mafian, nuk mendoj që vota e deputetëve nuk duhet të ndryshojë brenda një ore. Proceset që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Shqipërisë duhet bërë me përgjegjshmëri. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, po ndihen më të varfër dhe të pa respektuar. Nuk mund të jetë e shenjë një godinë e tillë. Njerëzit nuk e kuptojnë se si mund të falsifikohet një dokument që shkon në Gjykatë Kushtetuese, e vettingu do të jetë peng i një ore për të ndryshuar mendjen sepse vazhdon drejtësia të kapet nga politika. Unë kam abstenuar, zoti Çela votoi pro. Por kur votoi pro PD, pse mos votojë Çela’, tha Kryemadhi, ndërsa sqaroi si votoi për dy propozimet e PD sa i takon komisionit te reformes zgjedhore dhe asaj territoriale.

‘Jo, kam votuar abstenim për reformën territoriale dhe pro për reformën zgjedhore dhe kam votuar pro për të gjithë pedagogët që janë pjesë e KLP dhe KLGJ. Duhet të kuptojmë një gjë, votat e deputetëve në parlament nuk e ndryshojnë fatin e parlamentit, edhe pse 107 mijë votat e LSI mund ta ndryshonin fatin e parlamentit, por kompromisi i 17 majit, vijoi edhe me 25 prill se me 17 maj u lanë demokratët në çadër dhe u firmos Gaz Bardhi ministër drejtësie, shpresoj që sot të ketë bërë ndonjë kompromis tjetër mos ka firmos për ndonjë ministër tjetër. Kjo mendoj të jetë dhe një transparencë tjetër sa i përket qytetarëve c’ka do ndodhë në të ardhmen.’-përfundoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here