Do ketë borë natën e Vitit të Ri? Vjen parashikimi i fundit i motit

0
288

Natën e Vitit të Ri, sinoptikanët nuk parashikojnë reshje.

RESHJET

Sipas IGJEUM: Sot pasdite (e shtunë, dt.30) priten reshje lokale të dobëta.

Në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore, por të dobëta, në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Nesër (e diel, dt.31): nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 11 °C

në vendet e ulëta: 2 °C / 10 °C

në vendet malore: -2 °C / 8 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.30) dhe nesër (e diel, dt.31) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 30km/orë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here