Vojo Bregu: Rama pret mbështetje nga Vuçiç dhe Zaev, patriotët dergjen burgjeve

0
111

Koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu, thotë se në një kohë që shqiptarët dergjen burgjeve, kryeministri Edi Rama, pret mbështetje zgjedhore nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe nga kryeministris i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Qëndrimi i Bregut vjen pas një shkrimi nga shqiptari Demë Shehu, i burgosur politik.

 

Postimi i Vojo Bregut

Ndërkohë që Rama pret mbështetje zgjedhore nga miqtë e tij të minishengenit Vuçiç dhe Zaev, patriotët dergjen burgjeve.

E falenderoj Demën dhe i them se një Shqipëri më e mirë po vjen, për shqiptarët në secilën anë të kufirit.

Postimi i Deme Shehut

Vëllezër dhe miq, ju të gjithë e dini që unë jam i burgosur për arsye të mirëfillta etnike dhe politike nga pseudoshteti maqedonas, i cili na ka ndaluar lirinë fizike ,por kurrsesi lirinë e mendimit, që ka lindur me njeriun.
E pra edhe në këto kushte të vështira, hidhërimin më të madh nuk na e jep dhuna e armikut por mosmirënjohja dhe thikat pas shpine të disa shqipfolësave,të cilët duan të jenë në të njëjtën linjë Kombëtare me ne,mirpo rrënjët i kanë të kalbura dhe nuk kanë bagazh patriotik.
Sido që të jetë,ne, kurrë nuk e humbim shpresën se rrugëtimi ynë Kombëtar do të kurorëzohet me bashkimin e trojeve Shqiptare.
Atdhetarët e vërtetë do triumfojnë ndaj çdo sfide dhe nuk do të reshtin së punuari dhe luftuari derisa ta jetësojnë amanetin e Dëshmorëve.
Një ndër arsyet pse e besoj këtë ,është numri i madh i miqve e shokëve me të cilët bisedoj çdo ditë e më japin shpresë për përparimin e popullit Shqiptar, në cilëndo anë të kufirit.
Një ndër këta është

Vojo Bregu

, një mik i imi prej 20 vitesh, i cili ka kandiduar për Deputet,në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri.

Vojos,i uroj sukses në këtë garë dhe gjithë të mirat, me premtimin e përbashkët se kafen e lirisë do e pijmë në një Shqipëri të lirë e të bashkuar, ku Shqiptarëve do t’iu kthehet dinjiteti dhe do të respektohen nga të zgjedhurit e popullit, për vlerat e tyre njerëzore e Atdhedashëse.
Është në dorën e Shqiptarëve, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të denjë,të cilët do t’ia kthejnë dinjitetin Kombit tonë të lashtë.
Kur të jeni pranë kutive të votimit,merrni frymë thellë dhe mendoni se si politikanët iu kanë nënçmuar,injoruar e nëpërkëmbur gjitha këto vite dhe dëgjoni të rrahurat e zemres suaj,pastaj votoni për njerëzit e edukuar dhe Atdhedashës.
Me çlirimin e Shqipërisë,çlirohet mbarë Kombi Shqiptar.
Rroftë Shqipëria!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here