Qytetare e Nderit e Krujës. Vlerësohet Mamica e “Skënderbeut”…

0
196

Mamica e “Skënderbeut”, është roli i vetëm i Adivije Alibali Sharofit në ekran, por emri dhe fama për filmin kult për heroin tonë kombëtar dhe respekti i artdashësve e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Për kontributin e në fushën e artit dhe interpretimin në portretizimin e motrës së Skënderbeut duke i dhënë asaj të gjitha dimensionet e gruas shqiptare, pionierja e kinematografisë u nderua me titullin qytetare e Nderit e Krujës.

Mes emocioneve, ajo titullin ia dedikoi të atit që e lejoi të futet në rrugën e artit në një kohë me mentalitet mbytës për Shqipërinë.

Artistja që sot jeton në Amerikë vlerësohet edhe për aktivitetin e saj në balet dhe si valltare e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here