Bashkim Balili rrëfen telefonatën e fundit me të vëllanë

0
155

Vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili në një intervistë për Ora News tregon telefonatën  e fundit me Klementin: Ka qenë tre muaj më parë.

Ora News: E dini ku ndodhet vëllai juaj

Bashkim Balili: Nuk e di. Tre muaj më parë kam komunikuar në telefon, madje më ka marrë në telefon. Nuk e di se ku se ku ndodhet. E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë, dhe pse  vjen të dorëzohet shprehimisht  më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë skenar janë të njëjtët persona që ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drjtësia sepse është në ndikimin e politikës, derisa drejtësia do të ecë në binarë të drejtë unë do të paraqitem. Dhe kështu sic është drejtësia, nëse do të më cojnë në bankën e të akuzuarve dhe të më dënojnë do njoh vendimin.

Avokati i Klement Balilit deklaron se provat edhe në autoritetet e drejtësisë greke janë shumë të dyshimta, sa akoma dyshojnë të cojnë në gjyq cështjen, tek ne nuk ka asnjë fakt, provë që me këto të dhëna të mund të çohet në gjykatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here