Basha: Paratë e drogës po blejnë bizneset e ndershme, Edi Rama i vdekur…

0
170

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, tha mbrëmjen e sotme se për vendin ky vit ka qenë i tmerrshëm dhe gjithçka ka rënë mbi qytetarët. Basha u ndal në shpërthimin e problemit të drogës, duke theksuar se paratë e drogës po blejnë bizneset e ndershme të cilat mbyllen dhe po komandojnë ekonominë.

“Biznesi ka një krizë të vërtetë mes ofertës dhe kërkesës. Mjekët po largohen masivisht nga Shqipëria, sipërmarrja po largohet nga vendi, po largohen intelektualët, të rinjtë e sapodiplomuar, ky është një tmerr i vërtetë”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se qëndresa e opozitës këtë vit tregon se nuk ka pasur opozitë më kurajoze që ka denoncuar dhe i ka qëndruar deri në fund denoncimeve për drogën, të inkriminuarve në Kuvend apo në krye të bashkive të vendit.

“Demokracia është viktimizuar, ky nuk është më një konstatim i opozitës por edhe i ndërkombëtarëve. Kemi një krizë politike dhe kjo qeverisje është politikisht e vdekur. Kemi një kryeministër të vdekur politikisht i kapur nga zullumet e tij. Edhe kapja e kryeprokurorit është pjesë e zullumit. E keqja sot ka akaparuar institucionet e vendit, por edhe zgjedhjet”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here