Sejko përkrah Lapajt në PROTESTË: Rritja e çmimeve mua nuk më prek, por protestoj për familjarët. Nesër të gjithë kundër vjedhjes që po na bëhet

0
86

Rritja e cmimeve të gjithë produkteve dhe shërbimeve ka sjellë një reagim të madh në vendin sepse goditën rëndë të ardhurat e familjeve shqiptare. Disa ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama që deklaroi se vendi do të përballet me një krizë të rëndë energjitike që vinte nga zhvillimet e jashtme.

Kundër rritjes së cmimeve, është paralajmëruar një protestë ditën e nesërme në orën 17:00 përballën Kryeministrisë. Protestën si fillim e lajmërioi avokati i njohur Adriatik Lapaj dhe më pas ishte kreu i PD-së Lulzim Basha që konfirmoi se PD-ja do ti bashkohet protestës së shoqërisë civili.

Edhe pse jeton në Britani, aktivisti Genc Sejko përmes një statusi në Facebook njofton se do të jetë present në protestë, dhe se do të protestojë kundër vjedhjes që po iu bëhet shqitarëve nga qeveria e Ramës.

Statusi i plotë:

Duke qenë se këto ditë do jem në Shqipëri, të mërkurën me datë 06.10.2021 në orën 17.00, do dal para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes abuzive të çmimeve të paralajmëruara nga qeveria.

Unë jetoj në Londër. Rritja e çmimit nuk më prek mua. Në këtë protestë vi në mbështetjen të familjarëve dhe miqëve që kam në Shqipëri.

Nëse mendon se kriza është globale dhe se qeveria nuk ka faj, rri në kafe!

Por nëse mendon se kriza vjen nga abuzimet e qeverisë dhe keq menaxhimi, atëherë hajde edhe ti në shesh.

PS Nuk jemi për planin me shumë pika. Jemi për ndalimin e vjedhjese dhe pikë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here