DETAJET/ U rrah barbarisht dhe përfundoi në koma, si u mbajt e fshehur plagosja e vajzës nga Kenia që punonte në kazino në Tiranë, mjekët e Traumës…

0
205

Detaje të reja për plagosjen e rëndë të 22-vjeçares nga Kenia në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kome.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se vajza që njihej me emrin Joy dhe punonte në një kazino, ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, teksa nëna e saj po kryen procedurat për transferimin e 22-vjeçares në një spital jashtë vendit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas Traumës, pacientja me iniciale (V) S.A.A., është paraqitur në spital rreth tre muaj më parë në gjendje të rëndë shëndetësore, (gjendje kome), është trajtuar nga stafi mjekësor dhe vlerësuar si gjendje e rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.
Policia kishte dijeni për rastin, por nuk e ka bërë publike.

Më 13 gusht 22-vjeçarja u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte dhe u dërgua në spital nga banorët e lagjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here