Si abuzon Spitali Amerikan me pacientët dhe buxhetin e shtetit dhe QSUT pjesë e abuzimit!

0
159

Procesi i rimbursimit të shërbimit të hemodializës në Spitalin Amerikan është bërë objekt i një hetimi nga ana e njësisë hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës. Tre muaj më pare, kjo prokurori ka nisur një procedim penal për disa zyrtarë të Spitalit Amerikan dhe punonjës të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, pasi ka indicie të forta se ata janë implikuar në një skemë abuzive me rimbursimin financiar të këtij spitali, lidhur me kontratën e shërbimit për hemodializën, që ky subjekt ka me QSUT-në.

Hetimet kanë nisur për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, ku i dyshuar është administratori i Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu, mjekja A.S., drejtori i Drejtorisë Ekonomike dhe Planifikimit Financiar A.Z. dhe Drejtorja e Përgjithshme e QSUT “Nënë Tereza” O.M. //shqiptarja.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here