Punonjësit e shtetit/ Rregullat, kriteret dhe procedurat për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare

0
176

Personave të punësuar në institucionet qendrore buxhetore, të cilët kanë paguar kontribute suplementare, pavarësisht ndryshimit të emërtimit të institucionit, e gjithë periudha për të cilën janë derdhur këto kontribute do t’u njihet si vjetërsi shërbimi

 

Në një vendim të miratuar ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave janë miratuar kriteret, rregullat dhe procedurat për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe për punonjësit e shtetit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1, 15 e 17, të   ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave.

 

Vendimi

 

Personat të cilët punojnë në këto pozicione si: “Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, “Gjeneral i Forcave të Armatosura” dhe “punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor” do të njihen vitet e punës në këto funksione nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 27/2015. Nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përjashtohen nga pagesa e kontributit suplementar, sipas nenit 5, të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009.  Për “personelin specialist” dhe “personat e barazuar me ta në funksion” do të njihen vitet e punës të kryera në një nga institucionet qendrore buxhetore, sipas listës së institucioneve që përmenden në pikën 1, të këtij vendimi. Me termin “personel specialist”, për efekt të përfitimit të pensioneve suplementare, do të kuptojmë të gjithë punonjësit me arsim të lartë të nivelit ekzekutiv, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, pavarësisht nga profesioni, dhe që nuk kryejnë asnjë funksion drejtues. Personave të punësuar në institucionet qendrore buxhetore, të cilët kanë paguar kontribute suplementare, pavarësisht ndryshimit të emërtimit të institucionit, e gjithë periudha për të cilën janë derdhur këto kontribute do t’u njihet si vjetërsi shërbimi.

 

Kriteret dhe paga referuese

 

Njehsimi i pagës referuese nga DAP-i bëhet duke marrë parasysh njehsimin e institucioneve për efekt page, si më poshtë vijon:

  1. a) “Deputetët e legjislaturës 1991-1992”, të cilët, në të njëjtën kohë, punonin në funksione dhe detyra të tjera, si pagë referuese do të kenë pagën referuese të deputetit, në momentin e daljes së tyre në pension;
  2. b) “Sekretarët e Shtetit”, në Kryeministri apo në ministritë e linjës, të cilët kanë qenë dekretuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave, do të kenë pagën referuese të anëtarit të Këshillit të Ministrave;
  3. c) Pozicionet e punës në prokuroritë ushtarake të apelit, pa përfshirë punonjësit administrativë, për efekt të pagës referuese njehsohen me pozicionet homologe në gjykatën e rrethit gjyqësor;

ç) Funksioni/pozicioni “Kryetar i Këshillit të Rrethit” dhe “Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist”, njehsohen me funksionin e “Kryetarit të Bashkisë”;

  1. d) Pozicionet e punës në drejtoritë e përgjithshme të bankave të nivelit të dytë, nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, njehsohen me pozicionet homologe të punës në drejtoritë e përgjithshme në varësi të ministrave të linjës të grupit të pare;
  2. dh) Pozicioni “Inspektor në Këshillin e Ministrave”, pavarësisht klasifikimit në pagë, njehsohet me pozicionin “inspektor” në Kryeministri;
  3. e) Pozicionet nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, në ish-Arbitrazhin e Shtetit, njehsohen me pozicionet homologe të institucioneve të pavarura.

Personat e interesuar paraqesin pranë DAP-it kërkesën për përcaktimin e pagës referuese të funksionit/pozicionit/detyrës, që do të shërbejë si bazë për përfitimin nga skema e sigurimeve shtetërore suplementare.

Funksionarët apo nëpunësit që kryejnë funksione kushtetuese apo ushtrojnë detyra në institucionet e administratës publike dhe që janë përfitues të skemës së sigurimeve suplementare, në momentin e largimit nga funksioni përfitojnë pagesë kalimtare, si më poshtë vijon:

  1. a) Funksionarit të grupit të parë, të shkronjës “a”, të pikës 8, të nenit 1, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, pas largimit nga funksioni i paguhen 3 (tri) paga mujore të funksionit dhe, duke filluar nga muaji i katërt, sigurimet shoqërore i paguajnë 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa ka punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion;
  2. b) Funksionarit të grupit të parë, të shkronjës “b”, të pikës 8, të nenit 1,  të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, pas largimit nga funksioni i paguhen 2 (dy) paga mujore të funksionit dhe, duke filluar nga muaji i tretë, sigurimet shoqërore i paguajnë 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa ka punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion;
  3. c) Funksionarit të grupit të dytë, të shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, pas largimit nga funksioni i paguhen 2 (dy) paga mujore të funksionit dhe, duke filluar nga muaji i tretë, sigurimet shoqërore i paguajnë 40 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa ka punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.

 

Dokumentet

Personat e interesuar për të përfituar pagesë kalimtare apo pensione shtetërore suplementare duhet të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore, ku kanë qendrën e tyre të banimit, kërkesën për përfitim, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm për këtë qëllim, si më poshtë vijon

  1. a) Për të përfituar pagesën kalimtare:
  2. vërtetim nga qendra e punës për largimin nga funksioni a detyra;
  3. vërtetim për vitet e shërbimit në funksion apo detyrë;

iii. vërtetim për pagën referuese;

  1. deklaratë nëse është i punësuar dhe pagën që merr ose deklaratë që nuk është i punësuar;
  2. vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  3. b) Për pensionet shtetërore suplementare:
  4. vërtetim/e nga qendra/t e punës për funksionet a detyrat e kryera, për të cilat i lind e drejta për pension, dhe vitet e shërbimit për funksionin a detyrën;
  5. vërtetimin/et e pagës për funksionin apo detyrën;

iii. vërtetim të gjendjes gjyqësore.

 

Procedurat

Për personat që kanë kryer funksione kushtetuese dhe punonjësit e administratës publike, institucionet e të cilave janë suprimuar apo nuk ekzistojnë më, dokumentacioni për vjetërsinë në shërbim do të plotësohet nga Arkiva Qendrore e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në rastet kur institucionet, të cilat kanë marrë në administrim dokumentacionin e vjetërsisë në punë, nuk e kanë dorëzuar pranë organeve të sigurimeve shoqërore, ato janë përgjegjëse për plotësimin e tyre.

Personat, të cilët në të njëjtën kohë ushtrojnë një detyrë apo funksion që bën pjesë si në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, ashtu edhe në një skemë tjetër suplementare apo trajtim të veçantë, për efekt të derdhjes së kontributeve dhe përfitimeve, nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 27/2015, e në vazhdim kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga skemat.

Shpenzimet administrative për funksionimin e kësaj skeme të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Institucionet që kanë qenë pjesë në skemën e sigurimeve suplementare dhe që, pas miratimit të këtij vendimi, nuk do të jenë më pjesë e listës së miratuar me këtë vendim, nuk do të derdhin kontribute për sigurime suplementare për punonjësit e tyre. Vitet e punës të kryera në një nga funksionet apo detyrat e pasqyruara në lidhjen nr. 3, bashkëlidhur këtij vendimi, do të njihen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here