Erdogani fton Putinin në Turqi për të ndjekur një ndeshje futbolli

0
137

Pas konfirmimit që Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në datën 9 Gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi në të cilën do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, pritet që edhe Putin të zhvillojë një vizitë në Turqi për të ndjekur një ndeshje futbolli me kolegun turk.

Mediat Turke raportojnë se skuadra e futbollit e Turqisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e futbollit ruse në datën 31 gusht. Mësohet se Erdogan i ka bërë ftesë presidentit të Rusisë që ta ndjekin ndeshjen sëbashku. Ndeshja pritet të luhet në qytetin e Antalias, qytet ky i frekuentuar shumë edhe nga turistët rusë, raporton Express

Vlen të theksojmë që pas dështimit të puçit në Turqi, këto shtete kanë shpejtuar për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe. Këto marrëdhënie ishin prishur që pas incidentit të datës 24 nëntor të vitit 2015 ku u rrëzua një avion luftarak rus në territorin e shtetit turk. Pas incidentit pati deklarata të ashpëra ndërmjet qeverive duke sjellë dhe anullimin e shumë marrëveshjeve tregtare.

Por pas zarfit që Erdogani i dërgoi Presidentit Rus Vladimir Putinit në datën 27 qershor të këtij viti që sipas Putinit, Erdogani i kërkoi falje Rusisë për incidentin e ndodhur, qeveritë filluan takimet për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Edhe gjatë një interviste që e bëri Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim për Sky News tha “Ne i kemi zhvilluar marrëdhënie me Rusinë dhe kjo duhet të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne kemi interesa të përbashkëta, të ardhmen e përbashkët me shtetin Rus”,- ka thënë Yildirim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here