Alarmi: Pas raketave balistike, Kim Jong-un po përgatitet për…

0
236

Koreja e Veriut, ku programi hapësinor nuk është gjë tjetër veçse një mbulesë për programin e tij balistik referuar disa ekspertëve, po përgatitet për lëshimin e një sateliti të ri, raportoi sot një gazetë koreano-jugore.

Një paketë e re sanksionesh u miratua javën e kaluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të bindur Phenianin për të hequr dorë nga programet e tij bërthamore dhe balistike të ndaluara, por gjithashtu edhe lëshimit të satelitëve.

“Së fundmi jemi informuar nga disa media të ndryshme se Veriu ka përfunduar një satelit të ri të quajtur Kwangmyongsong-5”, deklaroi një burim qeveritar për të përditshmen “Joongang Ilbo”.

“Projekti i tyre është për të vënë në orbitë një satelit të pajisur me kamera dhe instrumente të telekomunikacionit”, raportoi media koreanojugore.

Shërbimet sekrete koreano-jugore besojnë se ky satelit mund të jetë nisur nga një lëshues statik dhe jo nga qendra e njohur e lëshimit në Sohae.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here