Dokumente të reja për inkriminimin e Mark Babanit…

0
118

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi nga Shkodra, ku ndodhet në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve, se javën e ardhshme do të publikojë dokumente të tjera, të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura nga selia blu ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani.

Më tej, Bardhi shtoi se opozita do të vazhdojë protestat duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.

Ai tha se PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike i kërkoi më datën 10 shtator Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e Mark Babanit, kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi sipas selisë blu dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here