Përplasen nga makina, gruaja dhe fëmija në luftë me vdekjen

0
175
foto ilustruese

Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq të Korçës.

Sipas informacioneve policore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili i shoqëruar nga efektivë policie, së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ende nuk është i qartë nëse mes gruas dhe fëmijës ka një lidhje familjare.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here