FOTO – Atentati në Elbasan/ Zbulohet shënjestra

0
174

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me të shtënat me armë në Elbsan paraditen e sotme. Sipas burimeve policore, shënjestra e atentatit dyshohet se ka qenë Ardian Çpaja.

Ai ndodhej pranë banesës, kur në drejtim të saj është shkrehur një breshëri plumbash. Artan Çapja megjithatë nuk është lënduar.

Asnjë person nuk është arrestuar për ngjarjen. Pas atentatit, autorët dogjën mjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri. Automjeti rezultoi me targa të falsifikuara. Sipas burimeve, fuoristrada “Mercedes Benz” ishte përshtatur në mënyrë identike me të dhënat e një mjeti tjetër, i cili është verifikuar nga policia dhe pronari i saj u gjet në banesën e tij.

Ardian Çapja i shoqëruar nga Policia një vit më parë

Që prej vitit 2005 e deri më sot ka një historik ngjarjesh të përgjakshme që lidhen me fisin Çapja.

Në një reagim për ngjarjen, Policia e Elbasanit njoftoi se:

Rreth orës 09:05  në sallën operative  ka ardhur  një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje dhe  nga veprimet e para hetimore kanë  konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen  të kenë  qëlluar  me armë  zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht  një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here