Po punonte në një fermë, punëtori shqiptar plagoset me thikë në bark, në gjendje të rëndë

0
122

Një punëtor ferme u godit me thikë nga një koleg mëngjesin e sotëm, 2 maj 2022, teksa punonte në një Fermë në Morsano al Tagliamento. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mëngjesit. Burri me kombësi shqiptare, nga sa mësohet dyshohet se është shpëtuar nga punëdhënësi, i cili pasi ka kërkuar ndihmë nga qendra operative Sores, e ka ngarkuar në makinë para se të mbërrinte ambulanca dhe e ka çuar në spitalin e San Vito al Tagliamento, ku iu nënshtrua një operacioni delikat.

Gjendja e tij është e rëndë, ka një plagë të rëndë në bark. Po vijojnë hetimet për shkaqet e sulmit nga Karabinierët e Compagnia di Pordenone, në vend me ushtarët e njësisë operative dhe të stacionit San Vito al Tagliamento. Autori është ndaluar nga policia gjyqësore për tentativë vrasje.

Marrë nga: Mediat italiane

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here