Video/ Lagjet në periferi të Vlorës pas shiut, patat bëjnë “festë”, makth për shoferët

0
187

Kjo ishte pamja e lagjeve periferike të Vlorës pas reshjeve të shiut. Gropat e mbushura me ujë e kanë rrugën pothuajse të pakalueshme.

Banorët shprehen të revoltuar për mungesën e investimeve nga Bashkia dhe shteti.

“Kështu ka qenë gjithë jetën. Keq shumë. Nuk vë njeri dorë fare. As nuk do t’ja dijë njeri fare rron apo nuk rron ti.”

Ata thonë se është e papranueshme që sa herë bie shi lagjet e tyre bllokohen.

“E vështirë është, gropa-gropa. Asnjë njeri nuk vë dorë këtu që ta rregullojë.”

Ankesat në institucione thonë se kanë qenë periodike por zgjidhje nuk kanë marrë asnjëherë.

“Është e pamundur. Nuk ka qeveri këtu, Edi Rama bën vetëm ato Skelërat andej. Jemi të braktisur. Duhet të lëviz me çizme.”

Miliona euro investime janë kryer në Vlorë vitet e fundit por të  fokusuara në qendër të qytetit, ndërsa periferia sipas qytetarëve është lënë në harresë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here