Boll i ‘qatë hallin’ kryeministrit hajdut!

0
101
Nga Red Varaku

Ndërsa beteja e popullit shqiptar me koronavirusin po vazhdon në kushtet e braktisjes totale të shtetit, në kushtet e mjerimit dhe mungesës së shërbimit shëndetësor, ka akoma qytetarë që në vend që të shqetësohen për lotët e Shqipërisë, derdhin lotë për Edi Ramën.

Qurravitja ndaj Edi Ramës, që tashmë kërkon të bëjë paradën e viktimës, në një kohë që Shqipëria është prej 22 vjetësh viktimë veseve dhe thonjve të tij të pisët, është dëmi më i madh, që po i bëhet vendit në këtë kohë pandemie, ku vendi ka nevojë për vendime dhe akte konkrete burrështetasi.

Ai e ka shitur Shqipërinë për karrigen e tij, jo një herë, por disa herë gjatë këtyre viteve. Ai shiti gjakun e Ziverit, Faikut, Hekuranit dhe Aleksit për pushtet. Ai është gati të shesë dhe gjakun e dhënë për Kosovën për interesin e tij.

Ai është aq i pacipë, sa edhe që në një kohë pandemie globale, të bëjë fushatë dhe sondazhe edhe me kufoma përpara, siç ishte rasti i sondazheve të turpshme të mediave që shquhen si konkubina të tij personale.

Dhe nuk i mjafton kjo, por ka turrur dhe tru-shpëlarët e tij, me në krye Erjon Veliajn, me sulme idiote ndaj opozitës. Duhet të jesh vërtet qen besnik i kryetarit, që në kohën kur populli lëngon dhimbja dhe uria, të gjesh dhe kohë të sulmosh opozitën.

Përpjekja për ta manipuluar këtë situatë, sikur gjendja e deritanishme është pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria nuk shkon shumë larg, sepse për shkak të mungesës së një strategjie për testimin e popullatës, shqiptarët po ecin në një territor të minuar, ku pakujdesia më e vogël, mund të na e hedhë në erë të gjithë sakrificën e këtyre ditëve.

Ndaj këtij teatraliteti i duhet dhënë fund menjëherë. Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, që fryhet si gjel nevrik para kamerave, dhe pretendon se ia ka kaluar dhe vetë Amerikës në përballimin e kësaj situate, është një shpërdorim shumë i rëndë i poshtërimit.

Edi Rama është hajduti që shiti kufoma për pushtet. Edi Rama është njeriu vodhi edhe qindarkat e fundit të popullit më të varfër në Europë dhe i ndau me dhunuesit më të mëdhenj të këtij kombi. Edi Rama largoi 500 000 shqiptarë, djem dhe vajza të këtij kombi, nga vatrat e tyre familjare. Edi Rama vodhi zgjedhjet për të vjedhur më pas pronat dhe liritë tona. Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

Kështu që boll me këtë shfaqje të ulët. Boll u qurravitët pas hajdutit Edi Rama. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për qurravitës dhe servilë të kryeministrit. Ajo ka nevojë për njerëz, që kanë guxim ta thonë të vërtetën, ashtu siç ka nevojë për masa urgjente, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët janë lënë të braktisur në mëshirë të fatit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here