Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi është bërë një…

0
413

Tani jam një qytetar i këtij vendi, por më shumë ndihem lecchese. Bashkim Dobrushi, babait që katër vite më parë gruaja i vrau tre vajzat është bërë një qytetar italian.

Një ditë më parë shqiptari që ka nisur një jetë të re, ka marrë zyrtarisht dokumentet italiane e bëhet qytetar italian’.

Bashkim Dobrushi është bërë sërish baba, pak më shumë se 1 muaj më parë dhe mëngjesin e djeshëm është betuar para kryebashkiakut të Lecco Virginio Brivio. Ceremonia do të bëhej gjatë javës së kaluar, por kryebashkiaku kishte kërkuar që të ishte i pranishëm vetë në këtë ditë të veçantë.

Prej kohësh kryebashkiaku i Lecco kishte pasur lidhje të veçanta me familjen shqiptare të Dobrushit, që ishin forcuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij në mars të vitit 2014.

Ngjarja që tronditi italianë:

Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre tronditi mbarë opinionin publik në mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti.

Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qendër rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re.

Në fillim të muajit prill ai është bërë sërish baba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here