Rama dhe Balla u tallën me të/ Alibeaj mund të kthehet sërish në tryezë

0
122

Njësoj si edhe javën e kaluar, deputetët socialistë dhe demokratë nuk do të kenë asnjë emër në tavolinë për të votuar për President.

Ora 16:00 ishte afati i fundit për të depozituar kandidatët në protokollin e Kuvendit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në fakt një gjë e tillë është paralajmëruar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në prononcimin për mediat javën e kaluar, Rama tha se PS nuk i ka 84 vota, ndaj deri në raundin e tretë nuk do të propozojë asnjë emër. Kjo u konfirmua të mërkurën që shkoi edhe nga kreu i Grupit Parlamentar dhe numri dy i PS-së.

Edi Rama dhe Taulant Balla u tallën me Enkelejd Alibeajn, kurse ky i fundit deklaroi në mënyrë të turpshme se kishte një marrëveshje me PS-në.

Por pavarësisht se u bë subjekt talljeje, burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se Alibeaj do të rikthehet në tryezën e negociatave me kushtin që Partia Socialiste të bashkëvendosë me opozitën firmat e deputetëve të PS-së me deputetët demokratë.

Kjo javë është mundësia e fundit që të ketë një kandidaturë konsensuale, pasi në raundin e 4-t dhe të 5-të, kreu i ri i shtetit zgjidhet me 71 vota në Parlament, çka i jep mundësi maxhorancës ta zgjidhë vetëm me deputetët e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here