Thellohet skandali/ Sota hynte-dilte nga vendi me makinën e MB-së dhe Tahiri me makinën e tij

0
314

Është publikuar në media, dosja e plotë e vendimit të gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë për ish-ministrin Saimir Tahiri, por që në publikimin e saj mungonin dy faqe.

Faqja 9 e saj është zbuluar nga gazeta “Panorama”, edhe pse ishte censuruar nga mediat që e publikuan fillimisht dokumentin. Në të shkruhet për lidhjet e biznesmenit Orest Sota të arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro dhe me dy patentat për mjete lundruese të Saimir Tahirit.

Në vendim shkruhet se: Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes SOTA. Shtetasi Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota.

Faqja 9:

Me datë 24.02.2017, ora 08:05 shtetasi Orest Sota ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë MB 279 AA , e cila rezulton në inventarin e mjeteve të Ministrisë së brendshme. Me këtë mjet ka disa hyrje-dalje shtetasi Gentian Çeka, shoferi i shtetasit Saimir Tahiri.

Me datë 07.07.2017, ora 22:14 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer me datë 09.07.2017, ora 15:39, nga e njëjta pikë kalimi dhe me automjetin me targë AA101DJ, që rezulton e regjistruar në emrin e shoqërisë “IKONA” me pronar Lefter Sota, babai i Orestit.

Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Porti Durrës, me automjetin AA516NU(i regjistruar në emrin e shtetasit Endri Hasa nga Elbasani dhe ska lidhje me familjen Sota) dhe nga linja “Bari-Rigel-Duni”. Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:19, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë, por nuk ka të regjistruar mjetin me të cilin është kthyer. Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Orest Sota ka dalë nga Porti Durrës, me linjën “Bari-RigelDuni” (nuk ka të dhëna për mjetin apo mënyrën e lëvizjes së tij). Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:22, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë. Me automjetin AA101DJ kanë hyrje-dalje shtetasit Orest Sota dhe Gentian Çeka.

Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes SOTA. Shtetasi Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS që është në pronësi të Orest Sotës. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka një hyrje me makinën me targë AA973RX që është në pronësi të Ardit Sotës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here