Media amerikane: Mbi 2% e meshkujve të rritur shqiptarë kanë hyrë në Angli me gomone

0
104

Kriza e emigrantëve që kalojnë me gomone kanalin anglez është përshkallëzuar deri në atë pikë sa që deri 2% e gjithë popullatës mashkullore të rritur të Shqipërisë, kanë zbarkuar tashmë në Britani, shkruan Breitbart, media e njohur amerikane. 

Një fakt i tillë, sqaron Breitbart, pohohet nga zyrtarë të lartë të kufirit anglez.

Dan O’Mahoney, posti i të cilit si komandant i kanalit britanik për kalimet klandestine u krijua në vitin 2020 nga Sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel si një nga iniciativat e shumta që synonte ta bënte atë të duket sikur qeveria konservatore po bënte në të vërtetë diçka për situatën gjithnjë në përkeqësim, bëri komentet për Komisionin e Çështjeve të Brendshme të Dhomës së Komunëve.

Duke dhënë prova të cilat janë të disponueshme për t’u parë të plota në faqen zyrtare parlamentlive.tv, O’Mahoney u tha deputetëve në komision se ai mendonte se ishte “e rëndësishme të vizatohej një pamje e llojit të migrimit të paligjshëm që po flasim për këtë vit dhe sa shpjet është përshpejtuar shkalla”, duke konfirmuar se gjatë një periudhe 3-vjeçare numri i shqiptarëve në fluksin e emigrantëve me varka kishte shkuar nga 50 në 800, në 12 000 në 2022 deri më tani – “nga të cilët rreth 10 mijë janë beqarë, burra të rritur”.

Thjesht për ta vënë këtë në kontekst, ai numër prej 10 mijë është ndërmjet, në varësi të mënyrës se si e klasifikoni, midis një dhe dy për qind të të gjithë popullsisë së rritur mashkullore të Shqipërisë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla“, tha ai.

Më pas ai sqaroi se i referohej grupmoshës së popullsisë shqiptare nga 20 në 40 vjeç, sipas The Times.

Shefi i kufirit ia dedikoi këtë rritje “eksponenciale” kriminelëve organizuar shqiptarë me ‘bazë’ në Francën veriore duke lehtësuar lëvizjen e emigrantëve shqiptarë, duke pranuar se një “numër i madh” prej tyre “po bëjnë lojëra qëllimisht me sistemin” dhe nuk janë refugjatë apo viktima legjitime të skllavërisë moderne të trafikimit, sicc pretendojnë ata.

Ndërsa mundohej të thoshte se ishte i vetëdijshëm për një “komunitet shumë të fortë dhe të gjallë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar që jep një kontribut të madh për vendin tonë”, zyrtari vazhdoi të pranojë se “ana e kundërt” e kësaj është “një sasi e madhe kriminaliteti shumë të dëmshëm, serioz dhe të organizuar në Britani të kryer nga bandat kriminale shqiptar”. 

Në të vërtetë, shqiptarët u bënë popullsia më e madhe e huaj në burgjet britanike në vitin 2020, pavarësisht se vendi ballkanik me shumicë myslimane ka një popullsi totale prej më pak se 3 milionë banorë, krahasuar me mbi 1 miliard për Indinë dhe mbi 200 milionë për Pakistanin. Dy vende këto me diasporë të madhe dhe të themeluar prej kohësh në Britani.

Kryetarja e Komisionit të Ccështjeve të Brendshme e pyetur se sa emigrantë që kërkonin azil në Britani pasi mbërritën me varkë u ishin pranuar aplikimet e tyre në vitet e mëparshme, tha se shifra për vitin 2021 ishte befasuese, 85%, pavarësisht faktit se ata kishin mbërritur përmes vendeve të sigurta europiane.

I shtyrë mbi këtë shifër të jashtëzakonshme nga një tjetër deputet në komision, zyrtarja zbuloi më tej se 96% e kërkesave për azil të paraqitura nga migrantët me varka nuk ishin plotësuar – kështu që shifra e pranimit prej 85% i referohej vetëm 4% të aplikantëve të vitit 2021.

Në mënyrë specifike për sa i përket azilkërkuesve shqiptarë, u raportua më herët në tetor 2022 se Britania kishte një sjellje të butë, duke pranuar 52% të kërkesave, Franca pranoi vetëm 8%, ndërsa Gjermania me Suedinë, të njohura për rregulla të forta kufitare, nuk kanë pranuar asnjë kërkesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here