Baton Haxhiu largohet nga “Klan Kosova” dhe themelon media në Shqipëri (dokumenti)

0
120

Baton Haxhiu është larguar nga  drejtimi i televizionit “Klan Kosova”, në të cilin ka punuar që prej themelimit në vitin 2009.

Haxhiu u prek dhe qau përpara punonjësve të televizionit, duke u përshëndetur me ta dhe duke e mbyllur përfundimisht këtë kapitull në jetën e tij.

Por, gazetari që njihet edhe si këshilltar dhe mik mjaft i afërt me kryeministrin Edi Rama, nuk ka humbur aspak kohë dhe do të nisë një tjetër kapitull në Shqipëri. Ai ka themeluar median me emrin “Albanian Post” dhe duket se do të shpërngulet për të punuar me kohë të plotë në Tiranë, në një kullë në Bulevardin Zhan D’ark.

Dokumentat e depozituara në QKR, tregojnë se Haxhiu e ka regjistruar këtë media në Shqipëri në datën 15 Janar 2020.

Në ekstraktin e QKR, të cilin TPZ.al e disponon, thuhet se kompani do të ketë këto objekte:

Aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, website dhe të shkruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikim reklamash, tregtim paisjesh per nevojat e mediave elektronike. Publikimi i organeve informative, kulturore, argëtuese të shtypit, agjensi publiciteti, realizim reklamash, prodhime audiovideo, shtypje gazetash, shërbime gazetarie etj. Auditime, konsulenca e trajnime të gazetarëve,operatorëve,fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit të shprehjes së lirë dhe të pavarur“./TPZ.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here