Dita e Rinisë, Berisha: Shqipëria e ’90-s ishte më keq se Koreja e Veriut sot

0
156
Duke kremtuar Ditën e Rinisë, 8 dhjetorin, ditën kur 27 vite më parë studentët u ngritën në protestë kundër diktaturës komuniste, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se ‘kjo është një ditë frymëzimi’.

‘Është privilegj kremtimi i Ditës së Rinisë që është dita e revolucionit demokratik paqësor, më e rëndësishmja në historinë e lirisë.

Dita e revolucionit demokrati paqësor, më madhështor e më të rëndësishëm në historinë shqiptare, ajo që  quhet Lëvizjes Studentore e Dhjetorit.

Historia është një e shkuar dhe natyrisht të merresh shumë me të edhe nuk duhet, por sa herë kujton këtë ditë, frymëzohesh, frymëzohesh dhe vetëm frymëzohesh.

8 dhjetori është ditë frymëzimi. Të rinjtë 27 vjet më parë u përballën me diktaturën më mizore dhe shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e Lirisë.

Shqipëria e 90-ës ishte më keq se Koreja e Veriut sot. Ishin vrarë 96 të rinj pse donin të gjenin lirinë’, u shpreh gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here