Shtyhet Gjyqi ndaj Rroshit, shtyrja është bërë për shkak…

0
257

Sot do të niste dhe seanca e parë ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, por është shtyrë. Shtyrja është bërë për shkak të mosparaqitjes se dy avokatëve të mbrojtjes.

Avokatët kanë informuar gjykatën se nuk paraqiten dot në gjyq pasi ndodhen përkatësisht në një gjyq tjetër dhe në një seminar.

Seanca ndaj Rroshit ishte planifikuar të zhvillohej sot në dhomën penale të Tiranes. Avokatët e ish-kryebashkiakut janë Drilon Cani dhe Maksim Haxhia. Rroshi akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria aso kohe, regjistroi procedimin penal dhe mbylli afërsisht pas 22 muajve hetimin për të. Sipas organit të akuzës, Elvis Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dhe dëbimeve, në Itali, Zvicër dhe Gjermani dhe ka falsifikuar dokumente, shqiptare dhe të huaja.

Sipas hetimeve, në vitin 2015, agjencia amerikane e luftës kundër drogës DEA, informoi autoritetet zviceriane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, por nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Prokuroria thotë se për Roshin po kryhen hetime edhe ne Zvicër.

Por pavarësisht se Roshi u gjet nga prokuroria me shkelje dhe u çua për ndjekje penale, ai qëndroi në detyrë deri në dhjetor të 2016-ës, kur qeveria mori vendim për shkarkim e tij gjashtë muaj më vonë. Elvis Roshi ankimoi edhe në Gjykatën Kushtetuese, por vendimi ishte në disfavor të tij ku të tetë gjyqtarët votuan kundra tij

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here