Kishte mbjellë bimët narkotike në banesë, arrestohet 20-vjeçari…

0
110

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë jë kontrolli në banesën e tij është konstatuar se e kishte kthyer këtë të fundit në një ambient ku kultivohej bimë narkotike.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari A.K., banues në Ardenicë të Kolonjës, në Lushnje ndërkohë që pritet të akuzohet për “kultivim të bimëve narkotike”.

Informacion paraprak:

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Lushnjes vë në pranga një shtetas pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ardenicë, Njësia Administrative Kolonjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K, 20 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here