Parashikimi/ Më 16 dhjetor diçka e rrëzikshme do të ndodhë…

0
287
Një asteroid do të kalojë shumë pranë Tokës me 16 dhjetor dhe kjo eshte e konfirmuar nga NASA e cila thote se asteroidi, me emrin 300 Phaethon, është me diametër 5 kilometra dhe klasifikohet si “i rrezikshëm”.

Gjatë kalimit, asteroidi vlerësohet të jetë rreth 6.4 milionë larg planetit tonë- rreth 27 herë distancë sa Toka me Hënën.

Kjo distancë do të jetë më e afërta që ka qenë me Tokën që nga 16 dhjetor 1974, kur ishte rreth 5 milionë kilometra larg.

“Me një diamertër prej rreth 5 kilometra, Phaethon është asteroidi i tretë më i madh pranë Tokës i klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”, tha një zëdhënës i NASA.

“Kjo do të jetë mundësia më e mirë deri më sot për vëzhgimet e radarëve të këtij asteroidi dhe shpresojmë të marrim imazhe të detajuara. Imazhet do të jenë të shkëlqyera të 3D. Kalimi i ardhshëm i tij parashikohet të jetë në vitin 2093”, vijoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here