Ikën edhe një tjetër drejtor i emëruar nga PD, e zëvendëson këshilltarja e Haritos. Ja emri

0
168

Një tjetër drejtor i emëruar nga Partia Demokratike, pas marrëveshjes Rama-Basha është larguar sot nga detyra. Pas vendimi për largimin e Arjan Hoxhës nga burgjet, Rama ka firmosur edhe largimin e drejtorit të Hipotekave.

Kështu Arjan Bylykbashi është larguar nga detyra me një vendim qarkullues nga Edi Rama, i cili është kryeministër.

Në vend të Bylykbashit mësohet se është emëruar Blerina Doracaj, e cila aktualisht është këshillare e ministres së Inovacionit, Milena Harito.

Doracaj vjen nga radhët e PS dhe është pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here