Letra e mjekëve për dorëheqje/ Berisha: Kjo është klithma e falimentimit të një shteti

0
970

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar një akt të paprecendtë në historinë e mjekësisë shqiptare paralajmërimin për dorëheqje të 8 mjekëve të urgjencës në Spitalin Universitar Nënë Tereza.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një shembull i qartë në të cilin është katandisur vendi jonë.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Revolta e mjekëve të Urgjencës, pas largimit në dy vitet e fundit të mbi 300 kolegëve nga Shqipëria, është klithma e falimentimit të këtij shteti!

Të dashur miq, sot tetë mjekë të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, nëpërmjet një letre drejtuar ministres dhe drejtorit të QSUT, kanë paralajmëruar dorëheqjen në grup duke renditur në këtë letër arsyet e këtij akti si: mosplotësimi i kushteve të punës, mbingarkesa me të sëmurë e Urgjencës, të cilët rrinë aty mbi 48 orë për mungesë vendesh, moszbatim rregullash nga ana e punëdhënësve.

Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT është një akt i paprecedent në historinë e mjeksisë shqiptare që tregon dështimin e plotë dhe skandaloz të sistemit shëndetësor nën drejtimin e qeverisë Rama. Sigurisht, kushtet që shtynë këta profesionistë që ia kanë dedikuar jetën sakrificave për të sëmurët, janë po aq skandaloze në çdo spital dhe shërbim urgjence të Republikës.

Kjo qeveri sapo kaloi Buxhetin për vitin 2018 dhe shëndetësia dhe nuk është jo falas, por është në ditët e saj më të zeza.

Kjo revoltë vjen pasi në dy vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria vetëm për në Gjermani mbi 300 mjekë të specialiteteve të ndryshme për shkak të pagave të ulta, mungesës së kushteve dhe të sigurisë në vend.

Revolta e mjekëve të urgjencës, largimi masive i kolegëve të tyre nga Shqipëria, mungesa e specialistëve kryesore në dhjetëra rrethe dhe spitale të vendit, dëshmojnë gjendjen katastrofale në të cilën e katandisen shëndetësinë e vendit ata që premtuan shëndetësinë falas, pra Edi Rama me Beqet e tij në Shqipëri!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here