Përmbytjet/ Salianji: Rama kërkon të nxjerrë përfitime pas çdo fatkeqësie, ja taksa e re ndaj qytetarëve…

0
140

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se qeveria Rama në vend që të shpallë gjendjen e emergjencës po kërkon që tu nxjerrë para shqiptarëve.

Salijani, i ftuar në Ora neës, thekson se në një situatë më shumë herë më pak të rëndë se kjo, PD kur ishte në qeverisje ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka dhënë 13 milionë euro dëmshpërblim.

“Në situatë shumë herë më pak të rëndë se kjo, ish-qeverisja e PD ka shpallur gjendjen e emergjencës, një herë ka dhënë 11 mln euro dhe një herë 13 mln euro. Pas çdo fatkeqësie, kryeministri kërkon të nxjerrë përfitim. Do që t’u vërë 200 mijë lekë apo 300 mijë lekë taksë për kompanitë e sigurimit. Në vend që t’u japë para qytetarëve, të shpallë gjendjen e emergjencës, ai kërkon t’u nxjerrë para shqiptarëve ndërkohë që ka rritur”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here